Agjentët izraelitë vrasin numrin dy të Al Kaedës

Abdullah Ahmed Abdullah, numri dy i Al Kaedës, i akuzuar si organizatori kryesor i sulmeve të vitit 1998 në ambasadat e SHBA në Kenia dhe në Tanzani, ku mbetën të vdekur 224 persona dhe qindra të plagosur, është vrarë nga dy agjentë izraelitë për llogari të SHBA-ve.

Lajmi është bërë i ditur nga “New York Times”, duke iu referuar burime nga Inteligjenca thuhet se ai është vrarë nga dy persona me motor më 7 gusht në rrugët e Teheranit.

Mes viktimave në atë ngjarje ka qenë edhe vajza e Abdullah, si dhe e veja e djalit të Osama bin Laden.

Ndërkohë, nuk është e qartë se çfarë roli kanë luajtur në këtë ngjarje Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat prej vitesh kanë ndjekur lëvizjet e anëtarëve të tjerë të Al Kaedës.