Aksident në Fier, plagosen dy persona

aksidenti orikum 1100x620

Një aksident rrugor është regjistruar pranë Fierit, ku si pasojë e tij kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Sipas të dhënave paraprake automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. Z., banues në Tiranë, ka dalë nga rruga pranë fshatit Qarr në Levan dhe për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët Xh. T. dhe L. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.