Berisha: Jemi më të mirë se Kazakistani, do të ndikojë edhe faktori fushë

Etrit Berisha kombetarja 1100x620

“Çdo fitore të jep siguri dhe motiv më të madh për të shkuar edhe në ndeshjet e tjera. Ndeshja me Kosovën e ka rëndësinë e vet, por jo si ajo me Kazakistanin. Ne jemi të përqendruar për këtë ndeshje. Trajneri ka bërë disa ndërrime. Të gjithë djemtë bënë një punë të mirë. Në të ardhmen mund të ketë vështirësi për formacionin. Besoj se këto dy ndeshje do i fitojmë”.

Kështu u shpreh portieri Etrit Berisha para ndeshjes së Kombëtares me Kazakistanin, ditën e diel në orën 18:00, ndërsa theksoi më tej se Shqipëria është më e fortë se kundërshtari dhe se këtë herë do të ndikoi edhe faktori fushë.

“Kemi lojtarë me eksperiencë dhe të ri që po bëjnë mirë. Ndeshja e fundit ishte e mirë për të gjithë. Me ardhjen e disa lojtarëve, kualiteti do rritet edhe më shumë. Këto ndeshje që duhen pikë duhet të jemi të gjithë bashkë. Shiriti i kapitenit? Nuk ndryshon asgjë, pasi unë jap gjithmonë maksimumin. Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme. Mendoj se jemi më mirë se Kazakistani, po e përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Faktori shtëpi do ndikojë”.