Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Brazili fiton edhe pa Neymar, ngjitet në krye të grupit

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2020, 08:43 | Futboll
Brazili fiton edhe pa Neymar, ngjitet në krye të grupit

Brazili ka arritur të marrë 3 pikët e radhës në eliminatoret e Kupës së Botës. Edhe pse pa Neymar në fushën e lojës, ata arritën të fitojnë minimalisht ndaj Venezuelës. Ky takim u vendos nga një gol në pjesën e dytë nga sulmuesi i Liverpool, Firmino.

Ndërkohë, Arturo Vidal i dha një fitore mjaft të rëndësishme Kilit ndaj kombëtares së Perusë. Mesfushori i Interit shënojë dy herë në triumfin 2-0 të kombëtares së tij.

Pas 3 ndeshjeve të para në këto eliminatore, Brazili është në krye të grupit me pikë të plota, ndërsa Argjentina renditet e dyta me 7 pikë, ndërsa Ekuadori dhe Uruguai me nga 6 pikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani