Do t’u prishen banesat, Rama-banorëve në Vlorë: Kjo punë do të bëhet

Paraditen e së shtunës, kryeministri Rama është ndalur në Vlorë, në zonën ku kanë nisur prishjet për projektin që lidh rrugën transballkanike me portin.

Prishjet e ndërtesave janë kundërshtuar nga banorët. Shqetësimin e tyre, ata ia kanë shprehur edhe kryeministrit, i cili ka dhënë sqarimin e tij se si do të kompensohen banorët.

“Kjo punë do të bëhet. Kush e ka me dokumente do të shpronësohet sipas ligjit. Kush e ka pa dokumente do të marrë bonus qiraje dhe do të strehohet për 3 vjet me pagesë nga bashkia. Më pas, bashkia ka programin e strehimit social, kujt i takon do të marrë apartament”, u tha Rama banorëve”, tha Rama.