Edi Rama tregon arsyet pse kërkon një mandat të tretë: Nuk është për mua, por për Shqipërinë

Untitled collage 2020 11 14T180252.250 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon se përse është i angazhuar totalisht në kërkimin e një mandati të tretë në krye të qeverisë së vendit.

Sipas Edi Ramës, duhet edhe pak kohë që të mbyllet “kantieri” i Shqipërisë që duam dhe kjo gjë nuk mund të bëhet nga ata që sa herë kanë qenë në pushtet kanë rikthyer avazin e shkatërrimit.

“Pse e dua mandatin e tretë?  Sepse kantieri ynë për Shqipërinë që duam në çdo fushë është mu si kjo urë sot, me kollonat mbajtëse të ngritura e me shtratin e saj që po hidhet mbi to; falë 7 vitesh përpjekje për të mbyllur hendekun e madh mes të shkuarës e të ardhmes, ku ishte Shqipëria kur ne morëm detyrën në shtator 2013.

Që të arrimë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë, duhet të vazhdojmë punën, përndryshe ky vend jo vetëm s’do ta mbyllë hendekun që po ngushtojmë çdo ditë me përpjekje të mëdha, po avazi i vjetër i shkatërrimit do të rinisë nga e para, njësoj siç ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë. Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, po për Shqipërinë”, shkruan Rama në Facebook.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 17 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 795 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 388 të shëruar në 24 orët e fundit