Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Egjipti zbulon të tjera mistere mijëravjeçare

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2020, 19:57 | Lifestyle

Zyrtarët egjiptianë të antikitetit njoftuan ditët e fundit zbulimin e të paktën 100 arkivoleve antikë, disa me mumje brenda dhe rreth 40 statuja të arta në një nekropol faraonësh në jug të Kajros.

Sarkofagët shumëngjyrësh dhe statujat që mendohet të jenë 2,500 vjeçare u shfaqën në një ekspozitë të improvizuar në këmbët e Piramidës së famshme në Saqqara.

Arkivolet prej druri të vulosura që u prezantuan me shumë bujë, u përkisnin zyrtarëve të lartë të Periudhës së Vonë dhe periudhës Ptolemaike të Egjiptit të lashtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë