Euro 2020, plotësohen 24 skuadrat finaliste, “ferri” në Grupin F

EURO 2020 GRUPET frame 1712 1100x620

Euro 2020, kampionati evropian i futbollit i cili nëse nuk do të ishte për pandeminë do të kishte mësuar këtë verë emrin e skuadrës kampione, ka tashmë të plotë panoramën e skuadrave finalistë të cilat do të konkurojnë verën e ardhshme.

Kualifikimi historik e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në C së bashku me Holandën që është favorite për fitimin e grupit si dhe Ukraninën e Austrinë, dy përfaqësuese të përballueshme. Italia e Roberto Mancinit ka kundërshtarë mjaftë të vështirë në grupin A ndërsa rivalizohet ngaTurqia, Uellsi dhe Zvicra.

Në grupin B ndodhet Belgjika, ekipi që prej muajsh që kryeson renditjen botërore të FIFA-s, Rusia dhe dy vendet nordike Danimarka dhe Finlanda. Kualifikimi i Skocisë pas 22 vitesh në një turne të tillë, bën që në grupin D të ketë një derbi të Mbretërisë së Bashkuar.

Anglia dhe Skocia do të ndeshen së bashku nëgrupin ku ndodhen edhe Kroacia dhe Republika Çeke. Duelet më të hekurta dhe katërshja ku kualfikimi është tërësisht i paparashikueshëm është grupi F.

Kampionët në fuqi të Portugalisë, Franca kampione e botës, përfaqësuesja gjermane e bashkë me to edhe Hungaria luftojnë për 2 vendet e para që të çojnë më tej. Grupi E përbëhet nga Spanja, Suedi, Polonia dhe Sllovakia. Kampionati evropian i këtij edicioni si asnjëherë më parë do të ketë mikëpritëse 12 shtete nga Evropa.