Kokaina me vlerë 24 milionë euro kapet në Holandë

Screenshot 2 7 600x338

Policia e Holandës sekuestroi ditët e fundit një sasi prej 600 kg lënde narkotike të llojit kokainë, e fshehur në dy apartamente të ndryshme në qytetin e Rotterdamit.

Gjithashtu gjatë operacionit të suksesshëm antidrogë u kap dhe një sasi e madhe parash cash, që pas numërimit rezultuan të ishin rreth 2 milionë euro.

Shtëpitë kishin kohë që mbaheshin nën vëzhgim nga oficerët e policisë, të cilët pasi ndërhynë arrestuan 4 persona dhe sekuestruan drogën, vlera e së cilët mund të arrijë deri në 24 milionë euro në treg.

Asnjë nga personat e arrestuar nuk ishte resident në banesat ku u gjet droga dhe i kishin marrë ato me qira.