Kur përkthyesi guxon, Oksimoron, si poezia surrealiste e Maklena Nikës

Jemi mësuar ta shohim emrin e saj të shkruar në faqen e pare të një libri, ose bashkangjitur me autorin.

E vlerësuar si përkthyese e letërsisë greke, Maklena Nika këtë nëntor guxon dhe sjell poezinë, me emrin e saj shkruar me të mëdha në kopertinë.

Lidhja me letërsinë greke e ka shtyrë të zgjedhë një titull që vjen sërish nga kjo kulturë, “Oksimoron”. Në poezinë e saj gjen edhe shumë fjalë të tilla apo vargje të cilat rrëfejnë një lloj paradoksi, një lloj surrealizmi me të cilin Maklena Nika është e lidhur ngushtë.

Nika guxon për herë të dytë me poezi, pas 20 vitesh nga vëllimi i parë poetik. “Oskimoron” mban vargje të shkruara përgjatë këtyre dy  dekadave, por të kuruara nga autorja në një vëllim të vetëm përgjatë pandemisë.