Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Manastirliu: Strukturat rajonale po përgatiten për përballimin e koronavirusit

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2020, 13:34 | Aktualitet
Manastirliu: Strukturat rajonale po përgatiten për përballimin e

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Vlora deklaroi se po fuqizohen spitalet rajonale në kuadër të strategjisë së vjeshtë-dimrit për përballimin e epidemisë së Covid19.

“Kemi marrë vendimin që përpos strukturave të dedikuara, gjithashtu të kemi disa skenarë të gatshëm që të mundemi të trajtojmë edhe në spitalet rajonale pacientë të prekur me Covid. Në planin tonë në përfshirjen e spitaleve rajonale, kemi rritur kapacitetet e këtyre spitaleve për të mundësuar një trajtim sa më efikas për sa u përket të prekurve me Covid-19 kemi mundësuar fuqizimin e këtyre spitaleve qoftë për sa i përket pavioneve të dedikuara me të gjithë linjat e oksigjenit, fuqizimit për sa i përket pajisjeve që duhen, gjithashtu dhe trajnimi i vazhdueshëm për mjekët dhe infermierët”, tha Manastirliu.

Këtë deklaratë ministrja Manastirliu e bëri nga Poliklinika e Vlorës, ku pa nga afër shërbimin për trajtimin e pacientëve kronikë. Në Ditën Botërore të Diabetit, Manastirliu tha se janë 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas të financuara 100% nga shteti.

“Janë 78 mijë qytetarë të cilët përfitojnë nga skema jonë e barnave të rimbursueshme për trajtimin falas të diabetit. Dhe gjithashtu nëpërmjet programeve tona të parandalimit,  praktikisht janë 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, të cilët janë identifikuar si prediabetikë dhe më pas mjeku i familjes, mjeku specialist i ka këshilluar dhe trajtuar”, tha Manastirliu.

https://a2news.com/2020/11/14/meta-te-gjithe-te-vendosin-maskat-te-shtohen-testimet/

A2 CNN Livestream

Dita jonë