Në prag të Kazakistanit, Reja: Objektiv, vendi i parë në grup, shpresoj që golat të vijnë në këto dy ndeshje

edi rejaaa 1100x620

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, në konferencën para ndeshjes me Kazakistanit, e vlefshme për Ligën e Kombeve, Edy Reja, u shpreh se objektivi i Shqipërisë është ende vendi i parë në grup, kur kanë mbetur edhe dy ndeshjet e fundit në grup.

“Objektivi është vendi i parë në grup. Uroj që rastet e humbura para portës t’i realizojmë këtë herë. Uroj që djemtë t’i kenë ruajtur golat për këto dy ndeshje që vlejnë shumë”, u shpreh Reja.

Sa i përket takimit me Kazakistanin, Reja u shpreh se skuadra ka mungesa të rëndësishme në fazën mbrojtëse, ndërsa theksoi se do të luajë edhe këto dy ndeshje me të njëjtën skemë.

Ndeshja me Kazakistanin do të luhet ditën e diel në orën 18:00, ndërsa 3 ditë më pas Shqipëria do të zhvillojë takimin e fundit përballë Bjellorusisë.