Një çift u martua në parkingun e spitalit pasi dhëndri u shërua nga Covid-19

1111 9 1100x620

Ationette Brown dhe Henry Bell janë prej 14 vitesh së bashku. Ata nuk janë ndarë asnjëherë derisa Bell u infektua me koronavirus dhe u shtrua në spital për  gati dy muaj.

Por një ditë para se të linte Qendrën Mjekësore Orange Park në Florida, çifti vendosën të celebroheshin në parkingun e spitalit të rrethuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor që shpëtuan jetën e Bell.

“Ishte e mrekullueshme”, tha 48 vjeçarja Brown për CNN. “Unë dhe burri im shkuam në shtëpi për të nisur një jetë të re, dhe falënderojmë Zotin, dhe të gjithë stafin mjekësor që e bënë këtë të mundur. Do të jetë një ditë që do ta kujtojmë përgjithmonë.”

Bell arriti në spital më 13 shtator pasi kishte simptoma të koronavirusit dhe u vendos menjëherë në terapi intensive. Pas disa javësh, ai kaloi në intubim.

Bell thotë se nuk mbante mend asgjë çfarë kishte ndodhur pjesën më të madhe të kohës që ishte në spital. Por i kujtohet se në momentin që u zgjua, donte ta bënte Brown, gruan e tij.

“Kur isha i vetëdijshëm dhe e pashë, gjithçka që doja të bëja ishte të martohesha me të,” tha ai. “Nuk mund të flisja, kështu që bëra sikur po i vija një unazë për t’i propozuar asaj”.

Çifti u martua më 5 nëntor. Mjekët dhe infermierët e ndihmuan Bell të shkonte në alter, ku ai ishte në gjendje të qëndronte për kohën më të gjatë që kur ishte shtruar në spital.