Një shekull nga vepra e parë e “Mbretëreshës së krimit”

Romanin e saj të parë policesk e shkroi, në fakt, fal një basti me të motrën, Tashmë, 100 vite nga ky botim, autorja e ndjerë Agatha Christie mbetet një emër i njohur, madje me një popullaritet gjithnjë e në rritje.

Ajo lindi në Torki (ang. Torquay) në jug të Anglisë, në vitin 1890. Vetëm kur ishte 30 vjeç, në shkurt të vitit 1920, libri i saj “The Mysterious Affair at Styles”, u serializua në një gazetë britanike. Vetëm një muaj më pas, libri i plotë u botua në Shtetet e Bashkuara dhe një vit më vonë në Angli.

Që në atë kohë, Christie u fut në Librin e Rekordeve Guinness si shkrimtarja e romaneve mister me më shumë kopje të shitura në të gjithë botën, 2 miliardë në 44 gjuhë.

“Ajo është romancierja më e shitur e të gjitha kohërave. Jo romancierja britanike më e shitur, as romancierja grua më e shitur, por romancierja më e shitur e të gjitha kohërave”, thotë James Prichard, CEO i “Agatha Christie Limited” stërnip i Agatha Christie. “Dhe e bëri këtë si një grua në momentin që gratë nuk e bënin aspak një gjë të tillë. Unë mendoj se kjo është e jashtëzakonshme dhe e denjë për të kërcyer nga gëzimi”.

Përveç romaneve, Christie shkroi edhe 19 drama, ku më e famshmja është ajo “The Musetrap”, e shfaqur për herë të parë në Londër në vitin 1952. Ajo u vu në skenë pa ndërprerje deri në mars të vitit 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit

Prichard ishte vetëm 4-5 vjeç në vitin 1976, kur Christie vdiq në moshën 85-vjeçare. Por thotë se e gjithë familja është tepër krenare për punën e jashtëzakonshme që ka lënë pas stërgjyshja e tij. “Edhe ajo vetë do të kishte mbetur e habitur sesi veprat e saj, ende diskutohen për t’u bërë filma edhe 40 apo 50 vite pas vdekjes së saj”, thotë Prichard.

Në 56 vite si shkrimtare active, Agatha Christie botoi 80 romane, nga të cilat 67 kriminalistike, 150 tregime të shkurtra të përmbledhur në 20 vepra, dhjetëra drama të shkurtradhe të gjata urtra dhe te gjata dramatike dhe, mbi të gjitha, të përkthyera në mbi 100 gjuhë. Sot, me të drejtë, ajo mban titullin “Mbretëresha e krimit”. Vetëm veprat e William Shakespeare dhe Bibla janë shitur më shumë sesa veprat e saj, por të parit ia ka kaluar me numrin e gjuhëve në të cilat është përkthyer.