Nuk mbante maskë, shoqërohet në polici Kastriot Islami, reagon PD

milo e islami per berlinin frame 446 1100x620

Partia Demokratike ka bërë me dije se Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat ish deputetin e saj Kastriot Islami.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se Islami është shoqëruar në komisariat pasi nuk mbante maskë në ambientet e jashtme dhe se ka kundërshtuar efektivët e policisë.

Nënkryetari PD, Edi Paloka ka reaguar me një postim në rrjetet sociale për këtë ngjarje, duke shtuar se e gjitha kjo është organizuar nga kryeministri Rama, i cili e përdor policinë për hakmarrje.

“Hakmarrës i vogël e i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor policinë”, shkruan Paloka.