PD reagon pas deklaratave të Ramës, Bardhi: Një politikan mashtrues e i dalë boje

bardhi 1100x620

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë takimeve të zhvilluar në Vlorë.

Numri dy i demokratëve shkruan se tashmë shqiptarët e kanë kuptuar se Edi Rama është një politikan mashtrues, i cili do e marrë përgjigjen e merituar nga shqiptarët më 25 prill.

“Kush ka dëgjuar Edi Ramën sot në Vlorë, duhet të jetë ndier i tallur pa fund. Kryetari i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur e bëri Shqipërinë më të zhvilluar se Gjermania, se Zvicra dhe se Italia po e po.

Shëtiti për 2 orë në të gjithë hartën e Europës nga Azia e Vogël në Azore, nga Mesdheu në Skandinavi, por nuk u tha vlonjatëve dhe shqiptarëve pse shëndetësia sot jo vetëm nuk është falas, siç premtoi 8 vjet më parë, por është më e shtrenjtë dhe më e paarritshme për shumicën e shqiptarëve.

Edi Rama është një politikan mashtrues dhe i dalë boje. Më 25 prill, bashkë me shqiptarët, do ta largojmë këtë të keqe, që mashtron dhe tallet prej 23 vjetësh me shqiptarët”, shkruan Bardhi.