Përmirësohet gjendja shëndetësore e Imzot George Frendos, kalon në repart normal

frendo 1 1100x620

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Arqipeshkëvit të Tiranë-Durrësit e njëkohësisht presidentit të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot George Frendo, i cili u infektua me koronavirus.

Sikurse njoftohet, Imzot Frendo ka kaluar në një repart normal të Covid, ku po mbahet në monitorim për mushkëritë.

“Ipeshkvi Ndihmes Imzot Arjan Dodaj na bën me dije se ka pasur sot nje video-telefonat me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar. Nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet normal të Covid. Situata shendetësore e Imzot Frendos është shumë stabel dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, e nevojshme që kjo terapi të stabilizohet për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit. Situata është shumë e qetë.

Imzot Frendo është shprehur se mezi pres të kthehem në Arqidioqezë (Tiranë) për t’iu rikthyer jetes aktiviteteve dhe jetes baritore.”, njofton Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë-Durrës.