Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Përralla që tronditi vendin!

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2020, 13:11 | Bota
Përralla që tronditi vendin!

Boldizsar Nagy shpresonte që përrallat në librin për fëmijë “Përrallë për të gjithë” do t’i ndihmonin të rinjtë të mësojnë të pranojnë pakicat dhe të luftojnë përndjekjen shoqërore.

Në vend të kësaj, ajo ka shkaktuar trazira në politikën hungareze, me ekstremin e djathtë dhe qeverinë nacionaliste në pushtet duke e etiketuar atë "propagandë homoseksuale", që duhet të ndalohet në shkolla.

Më shumë se 1,200 psikologë kanë nënshkruar një peticion në mbrojtje të librit, i cili u redaktua nga Nagy. Libri, i cili përqendrohet kryesisht te personazhet e pakicave, ka një numër historish me personazhe LGBT+. Libri u shit shpejt pasi një ligjvënës nga partia e ekstremit të djathtë Atdheu ynë provokoi debat, duke grisur një kopje dhe e copëtoi atë në një konferencë shtypi.

Të premten e 16 tetorit doli në shtyp botimi i ri. Nagy, 37 vjeç, i cili është homoseksual dhe me origjinë  rome, tha se reagimi i paralajmëruar sinjalizon një rritje të intolerancës zyrtare ndaj njerëzve LGBT + dhe përshtatet në agjendën politike të qeverisë. Qeveria e Kryeministrit Viktor Orban deri më tani është përmbajtur nga sulmet e forta ndaj komunitetit LGBT +, ndryshe nga Polonia, ku homofobia ka qenë pjesë e ideologjisë së partisë në pushtet.

Kjo duket se po ndryshon tani. Partia e Orban, Fidesz promovon një agjendë të fortë kristiane-konservatore ne prag te zgjedhjeve në fillim të vitit 2022. Orban, i cili përballet me sfidën më të madhe të sundimit të tij gjatë një dekade për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe një recesioni të thellë, deklaroi ne 17 tetor se kishte një debat në rritje rreth të ardhmes së fëmijëve të tyre për tema si, familja, identiteti hungarez dhe seksi.

Nagy u deklarua në moshën 30 vjeç dhe ishte në gjendje të fliste hapur edhe në punë për homosekualitetin e tij. Duke jetuar në një marrëdhënie të qëndrueshme për gjashtë vjet, ai dhe partneri i tij duan të birësojnë një fëmijë. Por, në Hungari lejohet kjo gjë vetëm kur aplikon si një person i vetëm pasi ky vend nuk lejon martesat homoseksuale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu