Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe kanosi policin, arrestohet 24-vjeçari

policia 1 1100x620
Foto ilustruese

Një 24 vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri, ndërsa më pas ka kanosur edhe një efektiv të policisë.

Sipas policisë, rreth orës 20:00 të së premtes, pas një konflikti familjar, në vendin e quajtur “Liqeni i Karpenit, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pushkë, të cilën e dispononte me lejen e organeve kompetente.

Menjëherë  në vendngjarje janë afruar shërbimet e Policisë dhe pas thirrjes për dorëzim shtetasi R. D. nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe me armën në dorë i ka kanosur ata.