Rikthehet “Princi i Bel-Air”, Will Smith publikon datën dhe trailerin

1111 8 1100x620

Familja Banks do të rikthehet përsëri në ekran. Aktori i famshëm, Will Smith zbuloi se “Fresh Prince of Bel-Air” do të ketë premierën e madhe më 19 nëntor, në HBO Max.

Përveç Will Smith, pjesë e premierës do të jenë thuajse edhe të gjithë aktorët kryesorë të kastit si Karyn Parsons (Hilary Banks), Tatyana Ali (Ashley Banks), Joseph Marcell (Geoffrey), Daphne Maxwell Reid (Vivian Banks), Alfonso Ribeiro (Carlton Banks) dhe DJ Jazzy Jeff (Jazz).

Shfaqja do të ketë sërish protagonist Will Smithin, ndërsa ngjarja do të bazohet në trailerin e Morgan Cooper, postuar në mars të vitit 2019.