Rikthimi i Kylie Minogue

Kylie Minogue rikthehet më fuqishëm se kurrë në moshën 52 vjecare, me albumin më të ri në treg, “Disco”, të realizuar në shtëpi gjatë karantinës.

Edhe pse prej vitesh larg skenës dhe muzikës, për shkak të problemeve shëndetësore, që rrezikuan ti marrin edhe jetën, Kylie rikthehet me qëllimin e vetëm: që albumi i saj të jetë numri 1 në klasifikimet botërore, pavarësisht se nga muzika është vlerësuar ndër vite me 1 cmim Grammy dhe 3 Brit Award.

“Ky është gjithnjë synimi. Dhe do ishte e jashtëzakonshme të isha numri një. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Por nuk e kisha këtë ndërmend, kur punova për këtë album. Por nëse pushtoj klasifikimet, do të ishte një kënaqësi edhe më e madhe. Thjesht ideja e kësaj është tejet të zakonshmes. Edhe nëse nuk e arrij vendin e parë me këtë album, them se kam edhe 9 vite të tjera për ta arritur. Ndaj, gjithcka është ok”

Këngëtarja, e cila ka shitur më shumë se 80 milionë albume në mbarë botën, thotë se nisi të dëgjojë muzike diskoje, që në moshë fare të vogël.

“Kam qënë për një kohë shumë të gjatë një fanse e diskos por nuk kam zgjedhur që albumi im të titullohet “Disko” prej historisë sime. Por tani që albumi është gati dhe unë kam bërë shumë këngë disko. Kam dëgjuar muzikë diskoje që kur kam qënë 7, 8 apo ndoshta 9 vjece. Mendoj se kam hyrë shumë brenda kësaj historie, duke nisur nga prindërit e mi që nuk donin që unë të shkoja në disko e deri tek dita kur këto këngë janë regjistruar. Kam dëgjuar shumë këngë që luheshin në disko në ato kohë, nga Donna Summer, Abba, Bee Gees. Disko ka qënë gjithnjë një sistem, edhe pse ndër vite në këtë sistem është ndërhyrë shumë”.

Kylie, albumi i parë i së cilës u publikua në vitin 1988, thotë se kurrë nuk kishte ëndërruar për famë dhe para por dëshira e saj ka qënë vetëm skena.

“Kurrë nuk kam ëndërruar për famë por kam ëndërruar vetëm të këndoj dhe të performoj. Por fillimisht e nisa karrierën me aktrim. Ishte një lloj arratisjeje. Ende sot e dashuroj aktrimin. Por nqs kthehem mbrapsht në kohë, them se kënga ishte ëndrra ime e parë dhe më e madhe.”

Kylie zbulon pas më shumë se 3 dekadave në botën e muzikës, se një pjesë të mirë të këngëve të saj, i ka shkruar vetë:

“Nuk jam e sigurtë nëse njerzit e dinë që unë shkruaj vetë. E adhuroj të shkruaj, jam e dashuruar me këtë pjesë të procesit të realizimit të një kënge. E provova fillimisht me Stock Aiken dhe me Waterman. Dhe pas disa vitesh, e gjeta veten shumë të përfshirë në shkrimin e teksteve. Doja thjesht të isha pjesë edhe e këtij procesi. Mendoj se kam bërë disa hite ndër vite dhe më mjaftonte kaq. Por edhe sistemi më mësoi shumë. Thjesht ideja që dëgjoja këngë pop, kam mësuar shumë. Aftësitë më pas vijnë me kohën. Sot them që ndihem shumë krenare për të gjitha këngët që kam shkruar. Ndoshta njerzit nuk i dinë këngët që kam shkruar vetë por kjo s’ka rëndësi. Unë i dashuroj.”

“Albumi i ri hapet me shprehjen “Thuaj dicka, edhe pse jemi milionë milje të ndarë në miliona mënyra”. Dhe këtë vit, pra në 2020, kjo shprehje mori një kuptim tërësisht tjetër. E kam fjalën që kam qarë kur e dëgjova të realizuar gjatë ditëve të karantinës dhe me erdhën ndër mend dhjetëra versione të këngës. Ajo u realizua në ditët e errëta të izolimit dhe çdokush mund ta gjejë veten tek ajo, mes rreshtave të saj dhe muzikës dhe më pas ta këndojë…”

Por përtej muzikës, si e ka përjetuar Kylie Minogue këtë vit pandemie dhe krize globale?

“Dua të them se kjo ka qënë pjesa më sfiduese për mua. Dhe pjesa më e vështirë, ka qënë fakti se nuk munda ti hipja avionit e të fluturoja në shtëpi, për të parë familjen time.”

Pas më shumë se 3 dekadash në muzikë, 52 vjecarja kthen kokën pas ndër vite dhe zbulon momentet kyçe, ato që shenjuan rrugën e saj në muzikë…

“Mendoj se Glastonbury ka qënë momenti kyç kohët e fundit. Ka qënë shumë i rëndësishëm për mua. Ishte historike. Ishte pikëlluese. Kishte dashuri dhe gëzim. Jo vetëm për mua por për çdo artist, pjesëmarrja në festivalin e Glastonburyt ka qënë thjesht fenomenale”

“Në jetën time nuk kam menduar kurrë për ndonjë çast larg muzikës. Dëshira ime por edhe kërkesat e fansave, kanë qënë të jashtëzakonshme. Nqs kjo ndjenjë do të vazhdojë, do të jetë fantastike. Unë nuk e mendoj dot jetën pa muzikë.”