Sergio Ramos thyen një tjetër rekord

ramosss 1100x620

Përveçse është një ndër lojtarët kryesorë të Realit të Madridit dhe ka shënuar më shumë se çdo mbrojtës tjetër, Sergio Ramos thyen dhe një tjetër rekord, tashmë me ekipin kombëtar.

Në ndeshjen e të shtunës në Ligën e Kombeve, Ramos luajti ndeshjen e  177 të tij me fanelën e Spanjës duke u bërë lojtari europian me më shumë takime me kombëtaren.

Në këtë garë, Ramos kaloi një tjetër legjendë të futbollit, Gianluigi Buffon i cili renditet i dyti në këtë klasifikim me vetëm një takim më pak.