Studimi: Pas daljes nga spitali, pacientët që kalojnë koronavirusin i pret një tjetër “luftë”

Spital ne Italia Koronavirusi 1100x620

Pacientët që sëmuren rëndë nga koronavirusi përballen me një betejë të vështirë, por kthimi në normalitet pas shërimit është gjithashtu një proces i gjatë dhe i vështirë për ta, sipas një studimi të ri.

Ky studim zbuloi se pacientët që mposhtnin Covid-19 kishin të ngjarë të përballeshin me probleme shëndetësore dhe financiare edhe muaj më vonë.

Një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga Dr. Vineet Chopra, i Sistemit Shëndetësor të Universitetit të Miçiganit hulumtuan 488 pacientë me Covid-19 të trajtuar nga spitalet në Michigan. Ata i anketuan ata rreth dy muaj pas daljes nga spitalet, midis 16 marsit dhe 1 korrikut.

Sipas studiuesve ndikimet që koronavirusi lë pas prekin shëndetin, anën emocionale dhe financat e pacientëve.

Ndikimi në shëndet: Një e treta e të anketuarve raportuan probleme të vazhdueshme shëndetësore, të tilla si kollë, apo humbje të vazhdueshme të shijes ose nuhatjes, raportuan studiuesit në revistën Annals of Internal Medicine.

Ndikimi emocional: Gati gjysma thanë se ishin “prekur emocionalisht” nga sëmundja e tyre dhe një numër i vogël i personave që kanë kaluar koronavirusin, kërkuan kujdes shëndetësor mendor pas shërimit.

Ndikimi financiar: 36% e të anketuarve raportuan “të paktën një ndikim të butë financiar nga shtrimi në spital”. Nga ata që ishin të punësuar para sëmundjes së tyre, 40% thanë se ose e humbën punën e tyre ose ishin shumë të sëmurë për t’u rikthyer në të.