Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Takohen autorët shqiptarë, letërsia shqipe përballë letërsisë së huaj që përkthejmë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2020, 18:21 | Aktualitet
Takohen autorët shqiptarë, letërsia shqipe përballë

A përkthehen ata sa duhet jashtë kufijve dhe a dalin jashtë kornizave të një vendi të vogël si Shqipëria, autorët tanë?

Kjo është një nga pyetjet që shtrohet gjithnjë kur flasim për letërsinë shqipe në raport me globalizmin, një temë e cila ka ulur bashkë shkrimtarë, botuese e studiues në takimin e radhës së panairit të librit.

Dhe si mund të jemi ne përballë kulturave të tjera në një kohë kur ne shumë autorë modernë i njohëm vetëm pas viteve ’90?

E ndonëse, librat e përkthyer kanë qenë për thuajse një dekadë më të paktën se ato që botohen nga autorët shqiptarë, sërish kanë qenë ato që bliheshim në shumë.

Ky trend duhet të ndryshojë sipas botuesit Ymeri, pasi letërsia e përkthyer ndihmon edhe në kultivimin e shijeve të lexuesit, por edhe të autorit të ardhshëm.

E megjithatë, paragjykimi për autorët shqiptarë mbetet ende një sprovë që këta të fundit duhet të kalojnë në mungesë të kritikës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë