Të dhënat e “Our World in Data”: Shumë vende të BE po e kalojnë pikun e valës së dytë, falë masave

35665990 8946667 image a 13 1605343147274 600x338

“Vendet evropiane të goditura më keq nga Covid-19 mund të jenë tashmë duke e kaluar pikun e valës së dytë të pandemisë falë masave drakoniane që janë rivendosur në të gjithë kontinentin”, sugjerojnë të dhënat e faqes së internetit Our World in Data.

Pasi shijuan një qetësi në transmetimin e virusit gjatë gjithë verës dhe fillimit të vjeshtës. kjo dhe falë masave shumë të forta që u morën në ditët e para të pandemisë, shumica e vendeve evropiane u goditën nga një cunami infeksionesh të reja në mes të shtatorit.

Rastet filluan të raportoheshin në nivele shumë të larta dhe kjo shkaktoi një efekt domino në të gjithë kontinentin, me shtetet që një e nga një nisën izolimet kombëtare në tetor dhe nëntor, megjithëse më të shkurtra dhe më pak kufizuese se masat në pranverë.

Dhe tani që masat kanë më shumë se një javë në fuqi, shumica e këtyre vendeve po shohin numrin e infeksione ose duke u ulur në mënyrë dramatike ose duke qëndruar në të njëjtin nivel.

Por vendet e BE-së që injoruan thirrjet për një bllokim tjetër kombëtar dhe përkundrazi iu besuan strategjive rajonale kundër Covid-19 si Italia dhe Spanja, ende po shohin infeksionet të rriten me shpejtësi.

Belgjika, e cila hyri në izolimin e saj të dytë në 2 nëntor, duket se ka dalë në anën tjetër të valës së saj të dytë. Në ditët përpara mbylljes, vendi raportonte rreth 2,000 infeksione ditore për një milionë banorë, i cili ishte më i larti në kontinent. Por, belgët ia kanë arritur të ulin rastet në 540 për një milion, që nga 11 nëntori.

Republika Çeke ishte një nga vendet e para të BE që hyri në një bllokim të dytë kombëtar më 21 tetor. Në atë kohë, Çekët po raportonin 1,400 raste të sëmundjes për një milionë banorë çdo ditë. Por, falë mbylljes dyjavore, kjo shifër është përgjysmuar, dhe aktualisht qëndron në 734 për milion.

Një rritjet dramatike e të infektuarve u vu re edhe në Francë, e cila hyri në një izolim njëmujor më 30 tetor. Në atë datë, vendi kishte një normë infeksioni prej 730 për një milion njerëz, nga vetëm 113 për milion që ishte një muaj më parë.  Shkalla e rasteve të reja në Francë arriti kulmin më 8 nëntor. 

Holanda, e aplikoi bllokimin dy javor në 3 nëntor.  Shkalla e infektueshmërisë ditore ka rënë në 315 raste për një milion banorë pasi arriti kulmin me 650 më 31 tetor.  Në Irlandë, ku një bllokim gjashtë-javor u zbatua në 19 tetor,  shkalla ditore e infeksionit është 78 për një milion, krahasuar me 260 më 19 tetor.

Britania e Madhe nuk e ka parë shkallën e saj të rënies akoma, pasi ajo kaloi në masa shtrënguese  më 5 nëntor, por infeksionet nuk po rriten më në mënyrë eksponenciale. Shkalla e të infektuarve ditorë ishte vetëm 60 për një milion në fund të shtatorit, por u rrit në 393 muajin tjetër.

Ka apele të shtuara në ditët e fundit që Italia dhe Spanja të shkojnë në izolim sepse qasjet rajonale të miratuara nga autoritetet duket se po dështojnë. Shkalla ditore e rasteve në Itali aktualisht është 628 për një milion, nga 44 në fillim të tetorit, ndërsa në Spanjë kulmi arriti më 9 nëntor me 1120 raste për një milion.