Tjetër sulm në mes të rrugës në Francë, të paktën 2 viktima

Untitled collage 2020 11 14T193437.931 1100x620

Dy persona u vranë me thikë dhe një tjetër u plagos rëndë si pasojë e një sulmi pasditen e së shtunës në qytetin e Cholet, në lindje të Francës.

Policia bën me dije se ka arrestuar autorin e sulmit, i cili është një 35 vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas të dhënave paraparake nga burime policore mësohet se viktimat dhe autori jetonin pranë njëri tjetrit dhe se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin.

Ndërkohë që forca të shumta kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e arsyeve të vrasjes.