Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tri novela nga Preç Zogaj, realiteti i një shoqërie provinciale që jeton me njollat e së shkuarës

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2020, 17:22 | Kulturë
Tri novela nga Preç Zogaj, realiteti i një shoqërie provinciale

Bija e vjetër e nënës së re është historia e nënës së tij, por edhe historia e shumë nënave shqiptare që në përballje me një të shkuar diktatoriale apo me rrjedhën e jetës në veri të vendit enden mes kujtimeve.

Është një nga tri novelat që prezantoi këtë nëntor Preç Zogaj.

“Hedhja” dhe “Kompleksi” janë dy novela të tjera që e lidhin realizmin e Preç Zogajt njëherazi edhe me sarkazmën apo ironinë që gjejmë në çdo sjellje të turmës dhe të jetës në Shqipëri, që gjithnjë e më shumë ka nevojë për librin.

Me këtë thirrje për të blerë dhe lexuar më shumë libra, Zogaj e mbylli prezantimin e novelave të tij në kuadër të Panairit të Librit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani