Basha: Shqipëria e fundit në rajon në ndihmën ndaj ekonomisë

basha 5 1 1100x620

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë në lidhje me ndihmën direkte për ekonominë në përballimin e pandemisë. Në një postim në Twitter, kreu demokrat ka publikuar të dhënat e ndihmës për ekonominë për një milionë banorë të vendeve të rajonit, ku Shqipëria renditet e fundit.  Sipas tij kjo nuk do të vazhdojë shumë gjatë pasi opozita kur të vijë në pushtet do të ndihmojë financiarisht çdo familje shqiptare.

“Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin”- shkruan Basha.