Basha sulmon nismat e qeverisë për pandeminë: Shumë pak, shumë vonë

basha 15 tetor 3 1100x620

Partia Demokratike i cilëson të pamjaftueshme dhe të vonuara masat e fundit të qeverisë për të përballuar pasojat e pandemisë, ndër të tjerat rimbursimi i paketës bazë të ilaçeve kundër COVID-19 për pacientët që kurohen në shtëpi.

“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar një plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht, Rama nuk e ka zbatuar”, është gjykimi i kreut të PD Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, “sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë”.