Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Hamilton: 7 tituj as në ëndërr nuk i kisha parë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2020, 14:31 | Sporte të tjera
Hamilton: 7 tituj as në ëndërr nuk i kisha parë

Lewis Hamilton barazoi rekordin e titujve në F1 të Michael Schumacher dhe menjëherë pas përfundimit të garës shpërtheu në lot për arritjen e tij madhështore.

“Kam arritur diçka që nuk e kisha parë as në ëndërr, shpresoj të jem frymëzim për fëmijët. Falenderoj familjen dhe skuadrën. Pa ata, nuk do të mund të arrija suksese të tilla”, tha britaniku i Mercedesit pas fitores së Çmimit të Madh të Turqisë dhe titullit të 7 kampion në F1.

Më pas, Hamilton hodhi poshtë të gjithë zërat për një tërheqje të tij në fund të sezonit: “Më duket sikur sapo kam nisur karrierën. Jam në formë mendërisht dhe fizikisht. Jam i përqendruar në vitin e ardhshëm, dua të qëndroj te Mercedesi. Kam ende shumë për të bërë”.

https://a2news.com/2020/11/15/hamilton-barazon-rekordin-e-schumacher-7-here-kampion-i-f1/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu