Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, pranga 4 personave

emigrant 600x338

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm në operacionin “Perimetri”. Policia njofton se në pranga kanë rënë Limon Selimi 50 vjeç, Rigels Hudhri, 22 vjeç, Arben Korumi 49 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe Skënder Gjymenga 35 vjeç, banues në Librazhd.

Këta persona u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, në afërsi të fshatit Dardhas, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me tre automjete, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga verifikimi i dokumentacionit të tyre rezultoi se Limon Selimi dhe Skënder Gjymenga drejtonin mjetet pa leje drejtimi.