Momenti i tmerrshëm kur një pjesë shkëmbi bie pranë pushuesve

Pushuesit kanë xhiruar momentin kur një pjesë shkëmbi ka rënë mbi një plazh në Ishujt Kanarie, shumë pranë pushuesve, ditën e shtunë.

Pamjet tregojnë se si shkëmbi bie, duke krijuar një re tymi të madh që mbulon disa furgonë pushuesish të parkuar aty pranë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën në La Gomera, por, sipas autoriteteve spanjolle, nuk mendohet të ketë viktima.