Një lojtar i infektuar, Norvegjia anulon ndeshjen në Rumani

haaland norvegji 1100x620

Episod i pabesueshëm në Ligën e Kombeve. Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Norvegjisë nuk do të luhet. UEFA njoftoi se sfida e parashikuar të zhvillohej këtë të diel u anulua, pasi autoritetet norvegjeze nuk e lejuan përfaqësuesen të udhëtonte drejt Bukureshtit.

Shkak u bë testimi pozitiv i një prej futbollistëve të ekipit skandinav. Autoritetet e morën vendimin, edhe pse, sipas protokollit, duhej izoluar vetëm futbollisti i prekur.

UEFA e kaloi çështjen në Komisionin e Disiplinës, ku Norvegjia rrezikon humbjen 3-0 në tavolinë, pasi nuk ka data të tjera të lira për ta zhvilluar ndeshjen.

Ngjarja kompromenton ecurinë e norvegjezëve, që luftonin me Austrinë për kreun e grupit në Ligën B.