Pa slitë, por me not, “Santa” sjell gëzimin e Krishtlindjes në Detin e Vdekur

Në pikën më të ulët në Tokë, në mes të një liqeni gjigant të kripës, ku kafshët dhe bimët nuk kanë asnjë shans për të mbijetuar, një njeri i lezetshëm, i veshur me të kuqe me një mjekër të bardhë, mbërtheu një pemë Krishtlindjesh në tokë dhe u hodh në not.

Santa Claus vizitoi Detin e Vdekur përpara sezonit të Krishtlindjeve. Kjo ishte, në fakt, pjesë e një fushate nga Ministria e Turizmit e Izraelit për të sjellë gëzimin e Krishtlindjeve gjatë një pandemie globale që ka mbajtur pelegrinët e krishterë larg Tokës së Shenjtë.

 “Gëzuar Krishtlindjet nga Deti i Vdekur. Ju uroj shëndet dhe siguri në këtë situatë të çmendur që po kalojmë me Covid-19. Ejani këtu në Detin e Vdekur dhe kaloni kohë relaksuese”, janë fjalët optimiste të babagjyshit notar.

Santa hipi në një varkë dhe udhëtoi disa qindra metra larg bregut në një vend ku kripa është grumbulluar në një formë kërpudhe masive, duke e lejuar atë të qëndrojë sipër detit.

Shkrepi disa poza për kamerat dhe shijoi një notim në ujërat e kripura. Përtej peizazhit tërheqës, krishtërimi i ka rrënjët pikërisht në Detin e Vdekur, rrethinat e të cilit janë të bollshme me atraksione historike të komuniteteve të lashta të krishtere.