Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Prag Shqipëri-Kazakistan, Reja kthen skemën 3-5-2

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2020, 14:15 | Futboll
Prag Shqipëri-Kazakistan, Reja kthen skemën 3-5-2

Pas provës së suksesshme në miqësoren me Kosovën, Edi Reja rikthen skemën 3-5-2.

Shqipëria pritet ta nisë sfidën me Kazakistanin me skemën e preferuar të trajnerit kuqezi, ku portieri Berisha do të ketë mbështetjen e Ismajlit, Gjimshitit dhe Veselit. Në mesfushë rikthehen titullarët Gjasula, Abrashi dhe Memushaj, ndërsa nga krahët pritet të luajnë Hysaj dhe Uzuni.

Në sulm konfirmohet dyshja Balaj-Seferi, që në ndeshjen e orës 18:00 kanë detyrën t’i garantojnë kombëtares golat e fitores.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani