Protesta në SHBA në përkrahje të presidentit Trump, plagosen dy oficerë policie

064039773 17a84b13 27fa 4730 8a51 0cd7b6043fdb 600x338

Përkrahës të Presidentit Trump protestuan në Uashington në mbështetje të deklaratave të tij për mashtrime në zgjedhjet e 3 nëntorit. Gjatë natës pati përleshje mes militantëve pro Trump dhe grupeve antifashiste. Policia ndërhyri në zona të ndryshme të qendrës për të ndarë fraksionet rivale dhe për të zbutur tensionin.

Pas përplasjeve në Uashington, Donald Trump shkroi në Twitter duke sulmuar policinë, kryebashkiakun dhe median. Ai akuzoi organizatën “Antifa” që sulmoi demonstruesit dhe mbështetësit e tij në kryeqytet dhe duke vazhduar me policinë, e cila sipas tij ndërhyri shumë vonë, kryetarin e bashkisë që nuk po bën punën e tij, si edhe “heshtjen e mediave” armiq të popullit “në turmën e mbështetësve të tij.

Të shtunën mijëra mbështetës të Presidentit Trump në Uashington protestuan për rezultatet e zgjedhjeve, pastaj përshëndetën kalimin e Trump me duartrokitje dhe parulla. Protesta përpara Shtëpisë së Bardhë, nisi fillimisht paqësore, por përhkallëzoi në tensione dhe përplasje me grupe kundërshtarësh të presidentit në largim. Videot e postuara në mediat sociale treguan përleshje me grushte, sulme në klube dhe të shtëna me armë.

Të paktën 20 protestues janë arrestuar, të cilët do të duhet të përgjigjen për sulmin dhe mbajtjen e armëve dhe një seri akuzash të tjera. Dy oficerë policie u plagosën dhe disa armë zjarri u gjetën nga forcat e rendit.