“Rimbursimi ambulantor do të disiplinojë mjekimin në banesë”, Manastirliu: Drejtohuni vetëm te mjeku i familjes

manastirliu rakacolli 1100x620

Rimbursimi ambulantor për të sëmurët nga Covid-19 që trajtohen në banesë do të lehtësojë kostot dhe do të disiplinojë mjekimin në stadin e lehtë dhe të mesëm. Kështu u shpreh Ministrja Manastirliu gjatë konferencës për shtyp, teksa shtoi se janë rritur infektimet brenda familjes. Ajo theksoi se kjo paketë e cila parashikohet të jetë 1.2 miliardë lekë në vit është propozuar që të miratohet menjëherë.

“Paketa e rimbursimit për trajtimin ambulator në banesë të personave të testuar pozitiv me Sars-Cov-2, përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Skema 1 e trajtimit e cila përfshin format e lehta të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov-2. Skema 2 e trajtimit e cila përfshin format e moderuara të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov. Kostoja vjetore parashikohet 1.2 miliardë lekë në vit”,

Ne do të vijojmë mbështetjen për çdo qytetar dhe çdo nevojë të shëndetësisë për mbulimin shëndetësor universal. Nisur nga kjo, masa për rimbursimin ambulator në banesë ka qenë pjesë e vjeshtë-dimrit synon t’u lehtësojë kostot e shkaktuara nga trajtimi në banesë të përcaktuara nga ekspertët në udhëzuesin mjekësor. Paketa bazë për trajtimin ambulator do të disiplinojë këto dy stade të lehtë e të mesëm pasi është shqetësim dhe ka kakofoni, duhet të drejtoheni vetëm te mjeku i familjes, apo mjeku specialist, jo recetat në Whatsapp që dëmtojnë shëndetin dhe buxhetin e familjes.

Gjatë gjithë tetorit, specialistët tanë punuan për këtë udhëzues, u bazuan në rastet e reja, vatrat e mënyrat e infektimit. Edhe kostot kanë më shumë impakt në buxhetin e familjes. Kjo paketë vjen në momentin e rëndësishëm që do të jetë një tjetër mbështetje për qytetarët që nuk i kemi lënë vetëm me vepra dhe jo me fjalë

Paketa bazë e rimbursimit për trajtimin ambulator është propozuar që të miratohet menjëherë dhe të fillojë të aplikohet nga strukturat tona të shëndetësisë pas mbledhjes së radhës së qeverisë, mjekët janë trajnuar”.

Sipas  ministres Manastirliu, deri tani, janë 400 pacientë të shtruar në spitale nga 550 që janë kapacitete spitalore, ndërsa po trajnohen stafet për spitalet Covid 4 dhe ata rajonalë. Ajo apeloi që të respketohen masat për të frenuar epideminë.

“Kemi rreth 400 të shtruar nga 550 që janë kapacitete tona po trajnojmë stafet për Covid 4 gati jemi edhe për spitalet rajonale. E kemi vetë në dorë ta frenojmë epideminë, maska, distance, higjiena. Shmangni takimet darkat, drekat dhe impenjimet familjare që shkaktojnë riprodhimin e virusit dhe kështu frenohet epidemia”.