Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shqipëria fitore dhe emocione me Kazakistanin, e pret “finalja” me Bjellorusinë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2020, 19:59 | Futboll

Shqipëria fitoi një ndeshje vendimtare për rrugëtimin e saj në Nation League, duke mundur Kazakistanin me rezultatin 3-1, ku golat dhe rastet nuk munguan në Arenën Kombëtare.

Trajneri Italian Edi Reja riktheu “veteranët” Memuashaj dhe Cikalleshi  për sfidën e rëndësishme kundër Kazakistanit, dhe kjo strategji nuk zhgënjeu italianin.

Ishte pikërisht një krosim perfekt i Memushajt për Cikalleshin  në minutën e 16-të që mundësoi kalimin në avantazh të kuqezinjve.

Shqipëria arrin të dyfishojë me Ismailin në minutën 23, por kur shqiptarët ende po festonin mbrojtësi Aibol Abiken realizoi një nga golat më të bukur të vitit nga mesi i fushës, duke surprizuar portierin Berisha.

Goli i Rey Manaj, që "vulos" rezultatin

Gjithsesi, diferenca teknike midis dy ekipeve është dukshme dhe në pjesën e dytë një aksion i Abrashit e përfunduar me një faull i dhuron Manajt mundësin e një penalltie që ai nuk gabon.

https://a2news.com/2020/11/15/goli-i-kazakeve-ben-xhiron-e-botes-magji-nga-mesi-i-fushes-ndaj-kuqezinjve/

Me fitoren e sotme Shqipëria ngjitet në kuotën e 8 pikëve, 2 më pak se Bjellorusia fituese me Lituaninë, por që duhet të ndeshet me djemtë e Edi Rejas në një finale të vërtetë të grupit 4.

A2 CNN Livestream

Dita jonë