TAP hyn në fazën operacionale, kompania njofton nisjen e aktivitetit tregtar

Tap pipeline 600x338

Katër vjet e gjysmë pas ceremonisë së përurimit punimeve të ndërtimit në Selanik, TAP njofton se tubacioni i gazit që do të sjellë gaz nga Azerbajxhani në Evropë është në fazën operacionale dhe se fillon operacionet tregtare përgjatë 878 kilometarve që kalojnë në Greqi, Shqipëri, Detin Adriatik dhe Itali.

“Tap është seksioni Evropian i Korridorit Jugor të Gazit, një infrastrukturë e aftë për të transportuar 10 miliardë metra kub në vit të furnizimeve të reja të gazit nga Azerbajxhani në tregjet evropiane”- specifikon kompania.

Struktura e aksioneve të Tap (Trans Adriatic Pipeline) përbëhet nga BP (20%), Socar (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagas (16%) dhe Axpo (5%).

Rezoluta në lidhje me zhvillimin dhe ndërtimin e projektit u miratua nga aksionarët e TAP në fund të vitit 2013. Gazsjellësi, i cili do të transportojë 10 miliardë metra kub gaz në vit, u projektua dhe u ndërtua me mundësinë të dyfishojë kapacitetin e tij të transportit në 20 miliardë metra kub në vit.

Infrastruktura zhvillohet përmes Greqisë (550 km) dhe Shqipërisë (215 km), kalon nën Detin Adriatik (105 km) dhe përfundon në Itali (8 km) ku zbarkon në bregdetin Salento të Melendugno (Lecce).

Përgjatë rrugës, sipas të dhënave të raportuara nga kompania, u vendosën rreth 55,000 tubacione që shkojnë deri në një lartësi prej 2,100 metrash në malet shqiptare dhe një thellësi prej 810 metrash në Detin Adriatik.