U kap me 300 mijë euro në kamion, lihet në burg Ferdinand Murikaj

WhatsApp Image 2020 11 15 at 12.23.36 600x338

Gjykata e shkallës së parë në Durrës ka lënë në burg Ferdinand Murikajn, shoferin e kamionit brenda të cilit u sekuestruan 300 mijë euro dy ditë më parë në Portin e Durrësit. Ndaj tij, rëndojnë dy akuza, që sipas pretendimit të Prokurorisë, janë “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pjesë e hetimeve për këtë ngjarje dhe i proceduar në gjendje të lirë është dhe Aldo Lika 34-vjeç banues në Lushnjë që iu gjetën në çantë 11 765 euro në kamionin tjetër që u kontrollua. Mbi disa nga tufat e eurove që ishin të fshehura në çantë kishte disa kode, të qyteteve italiane “Bologna 50” dhe “Bergamo 75”.

I arrestuar është shoferi i kamionit Ferdinand Murikaj, banues në Lezhë, ndërsa në kërkim është shpallur pronari j firmës së transportit Erjon Jovani. Destinacioni i Kamionit ishte qyteti i Lushnjës. Në total, pas një hetimi dhe informacioneve që grupi hetimor kishte siguruar në rrugë operative, u sekuestruan 294 030 euro.