Aleanca, tjetër padi në SPAK për Teatrin

Teatri Kombëtar WPWTR16 1100x620

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka depozituar një tjetër padi në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

Kësaj here, Aleanca ka kallëzuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”, kryeministrin Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj, nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku, Milva Ekonomin dhe të gjithë anëtaret e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Akuza lidhet me vendimin e 13 nëntorit, për miratimin e kërkesës së Bashkisë për huanë 36 mln euro nga buxheti i vitit 2021 për ndërtimin e teatrit të ri.