Apeli i Bashës: Bashkë do ta bëjmë realitet një qeveri që punon për njerëzit. Reagon Rama

basha 1 1100x620

Kreu demokrat, Luzim Basha, ka akuzuar qeverinë Rama se shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë në këto 7 vite qeverisje. Por, përmes një postimi në Twitter, ai u bën apel qytetarëve që të mendojnë një qeveri që punon për njerëzit, që ka një plan kundër pandemisë dhe që investon te shëndetësia.

“Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund, dhe do të jetë ndryshe, bashkë ne do ta bëjmë realitet!

Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia”, shkruan Basha.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili duke replikuar në Twitter me kryedemokratin Basha, shkruan “…dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë”.