Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arena e akullit shndërrohet në spital për Covid-19

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2020, 17:01 | Bota

Rusia raportoi një rekord prej 22,778 rastesh të reja të përditshme të koronavirusit, të hënën. Për këtë arsye, autoritetet në Moskë, u detyruan të shndërrojnë një arenë akulli, në një spital të përkohshëm për të trajtuar fluksin e pacientëve me Covid-19.

Vendi me rreth 145 milionë banorë ka filluar hapjen e spitaleve të përkohshme në kryeqytet dhe qytete të tjera për të lehtësuar fluksin dhe kaosin në sistemin mjekësor.

Në Moskë, Pallati i Akullit, Krylatskoe, i njohur për mbajtjen e garave ndërkombëtare të patinazhit të shpejtë, tani është në vijën e parë të frontit, pasi u kthye në një spital të përkohshëm për pacientët me Covid-19.

Megjithëse, ka më pak raste se rajonet e tjera, autoritetet në Moskë janë nën presion të fortë. Ata raportuan, të hënën, 6360 infeksione të reja në kryeqytetin rus. Më shumë se 1300 shtretër spitalorë, të pajisur me bombola oksigjeni, mbulojnë pistën e patinazhit, në të cilën punojnë më shumë se 100 mjekë dhe infermierë. "Vetëm modeli i tij e dallon atë nga një spital i rregullt. Spitali i përkohshëm është i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për të trajtuar dhe diagnostikuar sëmundjen”, shprehen mjekët.

Aktualisht, aty po trajtohen rreth 600 njerëz, me nga 60 deri në 80 pacientë të rinj që pranohen dhe lirohen çdo ditë. "Ne u përgatitëm shumë mirë, gjë që nuk e bëmë në pranverë (në fillim të pandemisë)," shtojnë mjekët. "Që atëherë, ne kemi përgatitur protokolle klinike, si dhe kemi fituar përvojë në luftën kundër koronavirusit".

Pavarësisht një rritje të fundit të rasteve, autoritetet ruse i kanë rezistuar vendosjes së kufizimeve ekstreme dhe bllokimit në të gjithë vendin, siç bënë më parë këtë vit, duke theksuar në vend të kësaj rëndësinë e higjienës, distancës sociale dhe imponimin e disa masave, të përcaktuara për rajone të veçanta. Autoritetet në rajonin e Siberisë, mbyllën restorantet, qendrat tregtare, baret për dy javë në një përpjekje për të ndaluar virusin. Me 1,948,603 raste që nga fillimi i pandemisë, Rusia ka numrin e pestë më të madh të rasteve në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Francës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani