Biden reagon për vaksinën: Duhen ende muaj. Mbani maskë dhe respektoni distancimin

KR PROGRAMI BIDEN frame 1209 1100x620

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka përgëzuar ata që kanë punuar për vaksinën e dytë, por paralajmëron amerikanët, duke i ftuar që të vazhdojnë të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën shoqërore për të mbajtur nën kontroll virusin. Në një postim, në Twitter, Biden shprehet se jemi ende muaj larg.

Lajmi i sotëm për një vaksinë të dytë është arsyeja tjetër për t’u ndjerë me shpresë. Ajo që ishte e vërtetë me vaksinën e parë mbetet e vërtetë me të dytën. Jemi akoma muaj larg. Deri në atë kohë, amerikanët duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe maskën për të vënë nën kontroll virusin.

Edhe një herë, unë përgëzoj gratë dhe burrat e shkëlqyeshëm që prodhuan këtë përparim dhe na kanë sjellë një hap më afër për të mposhtur këtë virus. Unë jam mirënjohës për punonjësit e vijës së frontit të cilët ende po përballen me virusin gjatë gjithë kohës”, shkruan Biden.