Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Bilanci italian, bie numri i tamponëve dhe rastet e reja

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2020, 18:03 | Bota
Bilanci italian, bie numri i tamponëve dhe rastet e reja

Janë 504 sot viktimat e bilancit italian. Lajmin e zyrtarizuan autoritetet shëndetësore të shtetit fqinj, që kanë kryer sot një numër më modest tamponësh se gjatë ditëve të fundit, pak më shumë se 152 mijë të tilla.  

Të infektuarit e rinj janë 27354, që çojnë bilancin total në më shumë se 1 milion e 200 mijë. Shifrat mbeten alarmante, dhe disa treguesit që shqetësojnë mjekët janë gjithmonë e në rritje, si përshembull raporti testime/pozitivitete që  ka shkuar në 18%.

Lajmi i mirë vjen nga të shëruarit, që janë 21554 ditën e sotme, tre herë më shumëse në bilancin e kaluar.  

Lombardia kryeson sërish rajonet më të goditura me 4.128 raste, por që janë gjysma e ditës së kaluar kur të infektuarit ishin më shumë se 8 mijë. Kampanja ndjek afër me 4079, më pas vjen Lacio me 2407, rajon ky që mbetet i verdhë në “semaforin” e COVID të hartuar nga qeveria italiane, pra me masa më të lehta nga rajone të tjera.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani