Europol godet rrjetin e trafikut të armëve, në pranga dhe dy shqiptarë

Një grup i trafikimit të armëve mes Turqisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë u godit nga Europol gjatë operacionit të koduar Bosfor.

Sipas të dhënave zyrtare, policia shqiptare në bashkëpunim me atë rumune, greke e portugeze arrestuan 11 persona, mes tyre 2 shqiptarë, 191 armë pistoleta dhe 3714 karikatorë.

Fillimisht, autoritetet ranë në gjurmë të tregtisë së armëve pas disa porosive të kryera nëpërmjet DarkWeb në Internet. Nga të dhënat e deritanishme ato shiteshin në tregun e zi me çmime që variojnë nga 1 mijë deri në 2500 euro.

Pistoletat dhe municionet vinin nga Turqia dhe futeshin në BE përmes Bullgarisë ku më pas shpërndaheshin në shtetet e tjera.

Autoritetet kontrolluan në total 81 shtëpi ku u gjetën pistoleta të ndryshme që i përkisnin këtij rrjeti ndërsa dyshohet se në disa prej krimeve të rënda në vendin tonë janë përdorur këto armë.