Hungaria dhe Polonia bllokojnë buxhetin e rimëkëmbjes së BE-së nga Covid-19

poland hungary 1100x620

Hungaria dhe Polonia kanë bllokuar miratimin e buxhetit të BE-së, mbi një klauzolë që lidh fondet e BE-së me respektimin e shtetit ligjor.

Paketa financiare përfshin 750 miliardë euro për rikuperimit ekonomik pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare që u takuan në Bruksel nuk ishin në gjendje të miratonin buxhetin sepse të dy vendet vunë veton.

Hungaria dhe Polonia janë kritikuar për shkeljen e standardeve demokratike të parashikuara në traktatin themelues të BE-së, e cila po heton të dy vendet për minimin e pavarësisë së gjykatave, mediave dhe organizatave joqeveritare. Klauzola kërcënon t’u kushtojë atyre miliarda euro në fondet e BE-së.

Shtetet e BE-së kishin rënë dakord për buxhetin 2021-2027 dhe paketën stimuluese për ringritjen nga koronavirusit pas një samiti katër-ditor maratonë në korrik.

Ambasadorët kishin votuar përmes klauzolës që kushtëzonte hyrjen në fondet e BE me respektimin e shtetit ligjor, sepse kërkonte vetëm një shumicë të kualifikuar, tha presidenca gjermane e BE.

Por buxheti dhe paketa e shpëtimit kishin nevojë për mbështetje unanime dhe më pas u bllokuan nga Polonia dhe Hungaria.

“Ne nuk mund ta mbështesim planin në formën e tij aktuale për të lidhur kriteret e sundimit të ligjit me vendimet e buxhetit,” tha Zoltan Kovacs, një zëdhënës i Kryeministrit Hungarez Viktor Orban.

Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki kërcënoi me veto javën e kaluar, ndërsa të hënën, ministri polak i Drejtësisë, Zbignieë Ziobro, tha se çështja e sundimit të ligjit ishte vetëm një pretekst.

“Është me të vërtetë një skllavëri institucionale, politike, një kufizim radikal i sovranitetit,” tha ai.

Por Kancelari austriak Sebastian Kurz, duke folur në një konferencë menjëherë pasi u bllokua buxheti, tha se mbështetja e parimeve të sundimit të ligjit është një domosdoshmëri absolute, sepse shumat që u shpërndaheshin nga BE për vendet anëtare ishin kaq të mëdha.

Në një deklaratë, Johannes Hahn, Komisioneri i BE për buxhetin dhe administratën tha se ai ishte i zhgënjyer nga vetoja.

Ai u kërkoi vendeve anëtare të marrin përsipër përgjegjësinë politike dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të finalizuar të gjithë paketën.

“Kjo nuk ka të bëjë me ideologji por me ndihmë për qytetarët tanë në krizën më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore,” shtoi ai.

Ngecja do të debatohet nga ministrat e çështjeve evropiane të BE të martën dhe nga udhëheqësit e BE-së në një videokonferencë të enjten. Por, zyrtarët thonë se zgjidhja mund të kërkojë më shumë kohë.