Javier Mascherano tërhiqet nga futbolli aktiv

Messi 2 1100x620

Javier Mascherano, ish-futbollist i Liverpool, Barcelonës, kombëtares Argjentinase, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare.

Mascherano e mbylli karrierën e tij te skuadra argjentinase Estudiantes, e cila organizoi edhe një konferencë për shtyp të lojtarit, ku ai deklaroi “varjen e këpucëve në gozhdë”.

“Dua t’iu bëj me dije që sot do të tërhiqem nga futbolli i luajtur, dua të falenderoj këtë klub që më dha mundësinë të kthehesha në Argjentinë dhe ta mbyllja karrierën këtu”, tha Mascherano. Karriera e 36-vjeçarit është e mbushur me trofe, kryesisht të fituar me Barcelonën, ndërsa ai mbajti veshur edhe bluzën e Argjentinës në 147 ndeshje.