Kandidatja e opozitës zgjidhet presidente në Moldavi

maia sandu cheltui aproape 50006000 de de lei pe luna 153596 1594759320 1100x620

Komisioni i Zgjedhjeve në Moldavi njofton se kandidatja e opozitës Maia Sandu ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke mundur presidentin aktual prorus, Igor Dodon.

Sipas të dhënave ende jo përfundimtare, Sandu ka marrë rreth 57.7% të votave ndërsa Dodon 42.2%.

Gjatë një konference për shtyp, zv/kryetari i KQZ shprehet se tashmë rezultati është i qartë, duke qenë se ka mbetur dhe një numër shumë i vogël votash për t’u numëruar.

Megjithatë, rezultati final do të shpallet pas 5 ditësh dhe sipas ligjeve moldave ai duhet të certifikohet dhe nga gjykata kushtetuese.

Gjatë fushatës së saj elektorale, 48-vjeçarja Sandu ka premtuar se do të sigurojë më shumë mbështetje financiare nga Bashkimi Europian.