Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Kështu dëmtohet demokracia”, Obama: Zgjedhjet treguan përçarjen e thellë të vendit

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2020, 14:59 | Bota
“Kështu dëmtohet demokracia”, Obama: Zgjedhjet treguan

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 2020 tregoi se SHBA mbetet një vend shumë i përçarë.

Të dy kandidatët, Donald Trump dhe Joe Biden morën më shumë se 70 milionë vota. Në një intervistë për CBS News, Obama theksoi shqetësimin e tij për këtë ndasi mes qytetarëve.

Ish-presidenti shtoi se është shumë e vështirë që demokracia të funksionojë nëse njerëzit veprojnë në drejtime krejtësisht të ndryshme. Gjithashtu, kritikoi Trump për mospranimin e rezultatit të zgjedhjeve duke thënë se dëmton demokracinë.

Ndër të tjera, Obama bëri me dije se nuk do të jetë pjesë e administratës së ardhshme presidenciale. Intervista vjen përpara publikimit të volumit të parë të biografisë së Obamës të quajtur “Toka e Premtuar”. Libri do të publikohet më 17 nëntor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani